E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti/ E diela me diell në bregdet, vranësira të pakta në verilindje

Mesdheu vijon të jetë në ndikimin e ajrit të nxehtë nga veriu i Afrikës duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në gadishullin e Ballkanit.

Diel, 08 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranesira mesatare në verilindje. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 6- 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 8/23°C
  • Zonat e ulëta 10/31°C
  • Zonat bregdetare 17/29°C

Kosovë

Kosova për dt. 08 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira mesatare.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C  në mëngjes deri në 24°C -27°C gradë Celcius në mesditë.

Hënë, 09 Tetor 2023

Fillimi i javës do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes përgjatë luginave . Gjatë drekës vranësira të pakta në zonat malore. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,3-0,6 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/24°C
  • Zonat e ulëta 14/32°C
  • Zonat bregdetare 18/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›