Moti/ Pjesa e parë e ditës me diell, pasdite vranësira.

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik po zbret drejt Evropës perëndimore, gradualisht do të prekë Ballkanin dhe territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Diel, 15 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite do të kemi vranësira në shtim, reshje shiu në mesnatë. Era do te jete me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 9/24°C
- Zonat e ulëta 12/29°C
- Zonat bregdetare 16/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 15 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 13°C në mëngjes deri në 25°C -28°C gradë Celcius në mesditë.
Hënë, 16 Tetor 2023
Moti do të jetë reshje shiu dhe stuhi në orët e para të mëngjesit, pasdite do të kemi përmirësim , zona perëndimore do të jetë me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në juglindje. Era do te jete me drejtim very-lindje (NE) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të zbresin.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/16°C
- Zonat e ulëta 15/24°C
- Zonat bregdetare 18/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh/