E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në rrugën Kuçovë-Belsh, humb jetën një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës (14 tetor), si pasojë një aksidenti. Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në aksin rrugorë Kuçovë-Belsh, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje 37-vjeçari me inicialet U. Sh.,  banues në Belsh, pasagjer në automjet.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër në automjet, një 14-vjeçar, fatmirësisht nuk morën plagë nga aksidenti.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi automjetin nga drejtuesi, ndërsa hetimet vijojnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›