E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti, e enjtja me kthjellime në të gjithë vendin, temperaturat deri në 28° C

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në zonat malore, era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.

Në dete pritet valëzim i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 8°C në Kukës deri në 28°C në Shkodër, Durrës dhe Vlorë.

Në Tiranë temperaturat pritet të variojnë nga 15°C deri në 27°C, ndërsa në Korçë nga 9°C deri në 19°C. Në Sarandë temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 26°C.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/28 Diell
Kukës 8/22 Diell
Lezhë 15/25 Diell
Dibër 9/23 Diell
Durrës 14/28 Diell
Tiranë 15/27 Diell
Elbasan 15/27 Diell
Berat 12/27 Diell
Vlorë 15/28 Diell
Korçë 9/19 Diell
Gjirokastër 11/27 Diell
Sarandë 17/26 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›