E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i ftohtë, bllokohen disa akse në vend

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta kanë sjell bllokimin e disa akseve në vend.

Në Bulqizë janë izoluar komunat Ostren, Zerqan, Trebishtë, Martanesh dhe disa fshatra. Në këtë zonë temperaturat mëngjesin e sotëm kanë shënuar -22 gradë.

Janë bllokuar akset rrugore Kukës-Qafë Mali, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Qafë Mali.

Aksi nacional Kukës-Tiranë paraqet shumë vështirësi dhe është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në Kukës janë izoluar komunat Zapod, Grykës Çaj, Kalis, Arres, Gjinaj, Lekbibaj dhe Markgegaj.

Mësohet se të gjitha komunat e Kukësit janë pa energji elektrike dhe ka probleme edhe me ujin e pijshëm.

Gjithashtu është bllokuar aksi rrugor në Qafën e Llogarasë, ndërkohë që Qafë Krrabë e kalueshme me zinxhirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›