E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq, Beci: Vijon puna për të mbajtur të hapur segmentin Bogë-Theth

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës kanë “mbërthyer” vendin, por sidomos pjesën veriore, ku reshjet e borës janë më të pranishme dhe me më shumë intensitet.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u shpreh sot se “pavarësisht motit të keq dhe temperaturave të ulëta, në rrugën Bogë-Theth vijon puna e pandërprerë për ta mbajtur hapur këtë segment rrugor”.

Prej ditës së djeshme, Beci vijon t’u bëjë apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në zonat malore ku duhet të përdorin vetëm goma dimërore dhe zinxhirë.

“Duke marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike dhe rreziqet e mundshme, u bëjmë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të kontrollojnë gjendjen e automjeteve të tyre dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme për të minimizuar çdo rrezik që mund të sjellë moti i keq”, tha ai.

1 nga 5

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›