E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq/ Drejtoria e Përgjithshme Detare merr masa: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e marra për mjetet lundruese në vend, si pasojë e motit të keq. Mjetet e vogla lundruese nuk do të lejohet të lundrojnë gjatë të hënës, duke nisur që nga ora 06:00.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Situata do t’i rikthehet normalitetit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, mbas orës 22:00 të së hënës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›