Moti i keq, Fier bie niveli i ujite bllokuar Gjirokastër-Tepelenë
Të tjera rreth shkrimit Fier, lumi Gjanica doli nga shtrati /FOTO /VIDEO FOTO/ VD/Situatë problematike dje në Durrës VIDEO/ Përmbytjet në Maliq të Korçës FOTO/ Në Lezhë 30 shtëpi nën ujë FOTO/ Përmbytjet në Urën Vajgurore, evakuohen banorët Kukësi dje 12 orë pa drita, stuhia dëmtoi linjën 110 KV VIDEO/ FOTO/Gjirokastër-Tepelenë, radha mjeteve 6 km
GJIROKASTER- FIER Vazhdon të mbetet e vështirë situata në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, masivë të tjerë dheu kanë rrëshqitur gjatë gjithë ditës së djeshme përgjatë duke vështirësuar qarkullimin. Pas përmbytjeve nga dalja e shtratit të lumit Gjanica, në Fier niveli i ujit në banesa ka rënë.
AKSI GJIROKASTER - TEPELENE I PAKALUESHEM
Në mbrëmjen e djeshme një masiv dheu ka rënë 100 metra larg zonës së “Ujit të Ftohtë” duke bllokuar në rrugë 22 autobusë. Masivi i dheut arrinte lartësinë e 7 metrave dhe 30 metra gjerësi. Katër fadroma shkuan në vendngjarje për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit por deri sot në orën 08:00 të mëngjesit rruga mbetet e pakalueshme. Autobusët janë kthyer mbrapsh.
Dje pasdite kreu i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Paqësor Aliko, ka dhënë alarmin për drejtuesit e mjeteve që të mos frekuentojnë aksin pasi masivi i dheut që konsiderohet deri në 500 metër kub, nuk ua mundëson dot lëvizjen. Masivë dheu kanë rrëshqitur nga malet në aksin Gjirokastër- Tepelenë që prej orëve të para të mëngjesit të 18 janarit duke bllokuar disa automjete. U desht ndërhyrja e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve që të lironte të paktën me një aks rrugën. Ndërsa rrëshqitjet kanë vazhduar dhe pasditen e djeshme.
FIER BIE NIVELI I UJIT
Në Fier niveli i ujit në banesat dhe subjektet tregtare që ndodhen pranë lumit Gjanicë ka rënë sot në mëngjes. Dalja nga shtrati e lumit Gjanicë bëri që banorët e lagjes 1” maji” të evakuohen nga shtabi i emergjencave dhe bashkia. Rreth orës 14.30 të ditë së djeshme banorët kërkuan ndihmë pasi dy persona ishin bllokuar si rezultat i rritjes së nivelit të ujit.
(sg/shqiptarja.com)