E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq/ Pas 4 orësh në det të hapur, ankorohet trageti i linjës Brindisi-Vlorë me 174 pasagjerë në bord

Pas katër orësh në det të hapur, ankorohet trageti i linjës Brindisi-Vlorë. Shkak për të pamundësuar ankorimin ishin erërat e forta dhe dallgët e larta, që erdhën si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Sipas informacioneve për RTSH24, rreziku i përplasjes me kalatën e portit të Vlorës, e detyroi tragetin me 174 pasagjerë në bord, që të vijonte qëndrimin në radë, pra në det të hapur, deri në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike ose uljes së fuqisë së dallgëve të detit.

Qarku i Vlorës prej ditës së djeshme (17 nëntor) vijon të jetë i përfshirë nga stuhi ere, e cila ka bllokuar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkarexhave. Si pasojë e erës, është ndërprerë energjia elektrike në disa njësi administrative, përfshirë Orikum, Shushicë, Novoselë dhe Selenicë. Era ka shkaktuar gjithashtu rrëzimin e pemëve në zonën e pyllit të Sodës, duke penguar qarkullimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›