E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngre shqetësimin për mungesën e ndihmës ndaj zonave të përmbytura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp, foli për situatën e përmbytjeve që kanë prekur disa zona të vendit, si Lezha, Kurbin, Mati, Dukagjini dhe Shkodra, duke theksuar vështirësitë që po përjetojnë banorët e këtyre rajoneve.

Ai deklaroi se qindra familje janë lënë në mëshirën e fatit, pa asnjë ndihmë apo mbështetje nga autoritetet.

Berisha theksoi se përmbytjet ishin paralajmëruar nga stacionet meteorologjike të paktën një javë më parë, por sipas tij, qeveria nuk mori asnjë masë parandaluese.

“Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë. Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para. Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente. Pra, qytetarët të lënë në mëshirën e fatit.” u shpreh ai.

Kreu i opozitës shtoi se deputetë të Partisë Demokratike ndodhen në terren për të ndjekur nga afër situatën, por përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera për të ndihmuar.

Ai akuzoi qeverinë se është e ngërthyer nga skandalet dhe e papërqendruar tek problemet e qytetarëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›