E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Respektoni sinjalistikën, bëni kujdes

Prej mesditës së sotme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, ku në shumicën e territorit ka patur reshje shiu me intensitet të lartë, ndërsa në zonat malorë nuk kanë munguar reshejt e dëborës.

Duke parë situatën në rrugë Policia ju ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalitikën rrugore dhe të tregojnë kujdes.


Njoftimi:

APEL PËR MË SHUMË KUJDES!⚠️

Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave ????????️????‍♂️, veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës ???? dhe në mot me shi ????️, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë ????‍♂️ duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore ????‍♂️????‍♀️ dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore ????.

#TregoniDurimNeTrafik ????

#RespektoniRregullateQarkullimit ????

#NdiqniUdhezimetePoliciseRrugore

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›