E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti i keq, Policia e Shtetit paralajmëron drejtuesit e mjeteve për kujdes

Policia e Shtetit njofton përdoruesit e rrugës se për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë, në disa qarqe të vendit, ata duhet të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

Policia u bën thirrje drejtuesve të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.

Sipas njoftimit duhet të tregohet kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore. 

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë. 

Në rast nevoje duhet telefonuar në numrin 112 dhe zbatuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›