E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq Presidenti Topi ne Shkoder

Presidenti i Republikës, Bamir Topi kreu një vizitë në Komunën e Temalit në Qarkun e Shkodrës, një nga zonat e prekura në vend nga reshjet e dendura të dëborës dhe moti i keq.

Presidenti Topi u prit nga kryetari i komunës, Mark Zhuri, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal si dhe banorë të zonës. Topi u interesua për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës dhe të punës së autoriteteve vendore, ushtrisë dhe policisë në përballimin e saj.

Presidenti kërkoi shpërnguljen e një familje në fshatin Vilë të kësaj komune, anëtarët e së cilës kishin probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqiteshin në qendrat spitalore rajonale për shkak të Moti i keqNgjela: Qeveri pa rezerva, turp Ndërpriten fluturimetPilotët: Na ndihmoni, t'ju ndihmojmë rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Zoti Topi bëri thirrje për solidarizim. Ai ftoi forcat politike dhe përkrahësit e tyre në rang qendror dhe vendor të bashkohen për të përballuar dhe tejkaluar situatën e vështirë duke lënë mënjanë mëritë dhe ndasitë politike.

“Erdha të jap një mesazh inkurajimi, solidariteti me ju në emër të institucioneve të Shtetit shqiptar, si dhe për të inkurajuar të gjitha strukturat që në këto momente të vështira të krijuara nga kushtet e motit, të gjejnë bashkëpunimin, qoftë në nivel qendror, por edhe në nivel vendor. Të gjithë përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike që përbëjnë këshillat e komunave e të bashkive, kudo ku ka probleme të kësaj natyre dhe për të qenë së bashku të gjithë pa asnjë lloj ndarjeje, pozicionimi politik, motivimi politik, por për të sinkronizuar të gjithë fuqinë tonë, të gjithë motivimin tonë për të dalë nga kjo situate”, deklaroi ndër të tjera presidenti Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›