Rritja ekonomike 2.6

Instituti i Statistikave njoftoi se Prodhimi Kombëtar në tremujorin e
tretë të vitit 2011 u rrit me 2.6 për qind. Sipas INSTAT, sektorët me
rritjen më të madhe ishin tregtia dhe transporti.
"Dega tregti, hotele dhe restorante pati një rritje me 6.2 për qind. Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të 2011 shënoi një rritje me 19.7 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë", thotë Etugert Llazi, përfaqësues i INSTAT.
Rritje, sipas INSTAT ka patur edhe bujqësia dhe industria, ndërsa dega e Post-Telekomunikacionit ka shënuar sërish rënie.
"Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2011 u rrit me 2.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2010. Grupi industria shënoi një rritje prej 4.8 përqind në tremujorin e tretë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë", tha Llazi.
Shifrat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë ekonomia edhe pse ka vazhduar të rritet me ritme të ulëta, ka patur një ecuri më të mirë se sa një tremujor më parë, kur u rrit me vetëm 0.5 për qind. Ashtu si në tremujorin e dytë edhe këtë herë INSTAT sërish e vonoi publikimin e Prodhimit Kombëtar, një fenomen që po ndeshet shpesh kohët e fundit me disa tregues të rëndësishëm të ekonomisë.