Moti i keq, Puka dhe Kukësi prej dje pa energji

Pamje nga reshjet e debores ne Kukes mbremjen e se shtunes
Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit ka sjellë probleme me furnizimin e energjisë elektrike. Dëbora e rënë gjatë natës në veri të vendit ka sjellë gjithashtu probleme në qarkullimin e automjeteve.
Prej natës së mbrëmshme dhe në vazhdim qyteti i Kukësit dhe Pukës kanë mbetur pa energji elektrike. Dëbora e rënë në Pukë ka arritur deri në 10 cm.
CEZ po ashtu njoftoi sot se janë dëmtuar dy shtylla të tensionit të mesëm nga dalja e lumit Osum nga shtrati duke lënë pa energji disa komuna.
Sipas të dhënave të Meteoalb për gazetën Panorama, temperaturat në mëngjes kanë pësuar renie në zonat malore, ndërsa mesdita do të sjellë po ashtu një rënie të lehtë në të gjithë vendin. Ndërkaq, për ditën e nesërme pritet një mot i kthjellët por i ftohtë.