E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Rruga e Kombit ebllokuar nga rrëshiqtje dherash

Të tjera rreth shkrimit Përmbytje në Laç, probleme në Mirditë TIRANE - Qytetarë të cilët kanë udhëtuar sot në Rrugën e Kombit, Durrës-Kukës-Morinë, informojnë për shembje të dherave dhe bllokim të saj për gati një orë.

Në një lidhje telefonike për tv A1 Report, (ora 09:00) Avdi Deda, shqiptar nga Kosova i cili është drejtues i një linje autobusi Kosovë- Shqipëri-Gjermani, tha se kishte rreth një orë që ishin bllokuar dhe nuk lëviznin.
 
"Ka rrëshqitje dheu afër Repsit.  Rruga është bllokuar në dy drejtime. Është mbledhur dheu dhe po presim mos të ndërhyjnë. Vargu është i pafund” - tregon Avdi Deda i cili thotë se është i bllokuar për gati një orë.

Ai shton se kishte telefonuar 129 për të kërkuar ndihmë por askush nuk ishte përgjigjur. “Jemi përpjekur të marrim, 129 por nuk përgjigjet askush”- tha Avdi Deda në lidhjen telefonike për A1 Report. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›