E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrudhat, si t’i zhdukim nga fytyra?!

Dhe ndërsa kirurgjia plastike në më të shumtën e rasteve tenton të zhdukë rrudhat nga fytyrat e personave të famshëm dhe atyre të thjeshtë, ekziston një tjetër mënyrë më e lehtë dhe jo shumë e dhimbshme. Por sa mirë do të ishte sikur të ekzistonte një produkt i mrekullueshëm që ta bënte lëkurën të bukur dhe të tonifikuar, duke zhdukur përfundimisht rrudhat e moshës. Armiku kryesor i rrudhave janë zmadhimi i poreve. Për fat të keq nuk ekziston asnjë produkt i tillë, pasi kur poret zgjerohen është shumë vështirë për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme. Por ekzistojnë mënyra për të parandaluar dhe maskuar këtë dukuri. Ajo që duhet të mbani gjithnjë parasysh është se zgjerimi i poreve ndodh me kalimin e viteve dhe, sidomos në zonat më të yndyrshme të lëkurës, kryesisht te hunda apo në pjesën T të fytyrës. Ja katër këshilla të nevojshme për të luftuar rrudhat dhe maskuar ato. 
1. Mos përdorni produkte agresive 
Poret e mëdha zakonisht lidhen me lëkurën e yndyrshme, ndaj edhe shpesh luftohen me produkte agresive kundër yndyrës, por rezultati është i kundërt. Sipërfaqja e lëkurës thahet duke krijuar çarje të lëkurës dhe rrudhosjen e saj. Në këtë rast lëkura nis të vetëmbrohet, duke u bërë më e yndyrshme se më parë dhe defektet janë më të dukshme se kurrë. 
2. Pastroni me kujdes 
Është shumë e rëndësishme ta pastroni sa më mirë dhe me shumë kujdes lëkurën. Pastrimi i saj të jetë i përditshëm. Kini parasysh të përdorni produkte që i përshtaten lëkurës suaj. Pastrimi i lëkurës është thelbësor për një lëkurë të shëndetshme. Lëkura duhet të pastrohet mirë çdo mëngjes dhe mbrëmje, duke e shndërruar atë në një ritual të zakonshëm. Për lëkurën me pore të zgjeruara dhe parandalimin e rrudhave janë shumë efikase maskat me bazë argjile. 
3. Hidratimi 
Përveç pastrimit është i nevojshëm edhe hidratimi i lëkurës. Evitoni kremrat shumë të yndyrshme, janë më të mira kremrat e lehtë dhe hidratues. Këshillohet që ndonjëherë të mos përdorni kremra, pasi pak pushim të bën mirë. Në rastet e akneve është mirë të këshilloheni me një estetist, sidomos në rastet kur ato vijnë si pasojë e përdorimit të kremrave. Në një rast tjetër këshillohet të aplikohet një krem që normalizon gjendjen dhe largon pikat e zeza. 
4. Maskojeni me make-up 
Së fundi, mund të arrini rezultate shumë të mira edhe me make up-in. Ai është një maskues ideal në shumë raste. Është e rëndësishme të zgjidhni një pluhur që nuk është shumë i trashë, pasi nuk duhet të harroni që lëkura ka nevojë të marrë frymë. Ekzistojnë edhe produkte kozmetike që arrijnë të fshehin rrudhat dhe poret e zgjeruara. Është një lloj xheli që arrin të maskojë defektet e vogla të lëkurës. Gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe nuancat që i jepni lëkurës suaj gjatë make up-it për të maskuar dhe fshehur rrudhat.
5. Kujdesi për qerpikët dhe vetullat 
Qerpikët e rinj dalin çdo disa javë.  Kujdesi shtëpiak ka rekomanduar maskën klasike me anë të vajit të ricinit. Ajo mund të jetë e dobishme, por është shumë jo praktike dhe ju me siguri nuk doni të keni sy të yndyrtë, të njollosur dhe të fryrë. “Talika Lipocils Expert” është i vetmi preparat për nxitjen e rritjes së qerpikëve. Pas katër javësh qerpikët bëhen më të dendur, më të errët, më të gjatë dhe më të lakuar. Ky xhel përdoret lehtë sikur maskara apo lapsi i syve në gjatësinë e skajshme të qerpikëve dhe përgjatë linjës së rritjes, në rrënjë të qerpikëve, në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër. Sapo të thahet xheli, mund të vendosni maskarën apo ndonjë grim preparate pa yndyrë që janë të bërë veçanërisht për mënjanimin e grimit, i cili nuk ka nevojë të shpëlahet. 
6. Zgjatja e qerpikëve 
Qerpikët zgjaten me përdorim të maskarës, me qerpikë artificialë ose me fije të veçanta dhe u japin qerpikëve pamje më të gjatë dhe më të dendur. Sa u përket vetullave, ato mundeni t’i vizatoni me laps, por gjithmonë zgjidhni një ngjyrë më të shndritshme se sa ngjyra natyrale e tyre. Një trik i mirë është edhe vendosja me anë të brushës së pak hijes për sy. Mund të përdorni edhe një xhel të tejdukshëm, i cili përmban mikrofije, të cilat kur vendosen në linjën e vetullave kombinohen me vetullat tuaja. Ato lehtë hiqen me një mënjanues të thjeshtë grimi. 
7. Lakimi i qerpikëve 
Aparatet për lakimin e qerpikëve ndihmojnë që qerpikët të duken më të gjatë dhe më joshës dhe që shikimi të jetë më tërheqës. Lakuesit mekanikë shtrëngohen për përafërsisht dhjetë sekonda dhe menjëherë pas lakimit tendoset maskara. Për një lakim më efektiv ekzistojnë edhe lakues me bateri, të cilët punojnë me princip të njëjtë sikur “figaro” për flokë. Efekti është edhe më i shpejtë edhe më i mirë. 
8. Maskara 
Vendosja e maskarës do të thotë fundi i grimosjes. Duke pasur parasysh se a doni që qerpikët tuaj të duken më të gjatë apo më të dendur, zgjidhni një maskarë, e cila në mënyrë vizuale i zgjat apo ia shton vëllimin qerpikëve tuaj. Së pari lyeni qerpikët e poshtëm, qerpikët e lartë i lyeni së pari përmbi e pastaj pjesën nën të. Në mes të dy shtresave të maskarës qerpikët i krihni me një brushë të thatë, të cilën e keni ruajtur prej maskarës së mëparshme të harxhuar. Mos vendosni më shumë se dy shtresa për të evituar gungat, njollosjen dhe dukjen e parregullt. Për dukje më të bukur të syve dhe qerpikëve përdorni lapsin për sy, i cili është në modë këtë vit.
(m.a/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›