E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq dhe errësira izolojnë veriun, Nishani paralajmëron më keq

Share

Qeveria shqiptare vetëm sot ka dhënë porositë për emergjencat civile, ndërkohë që prej ditësh disa zona në veri të vendit janë bllokuar tërësisht nga dëbora dhe moti i keq. Si të mos mjaftonte moti, këto zona po vuajnë dhe mungesat e gjata të energjisë elektrike, duke e bërë të vështirë jetesën e banorëve atje. Ndërkohë qeveria është mjaftuar duke paralajmëruar se do të bëhet edhe më keq. Vetëm sot është mbledhur për herë të parë komiteti ndërministror i emergjencave civile nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Nishani bëri të ditur se kryeministri Berisha ka urdhëruar krijimin e shtabit të Emergjencave. Sipas ministrit, situata në vend aktualisht paraqitet e vështirë dhe pritet të vështirësohet edhe më tej. Parashikimi i motit deri në datën 9 na bën me dije se moti do përkeqësohet dhe situata do bëhet edhe më e vështirë”, tha ai. Ministri Nishani deklaroi në këtë mbledhje se Duhet të rritet gatishmëria për dhënien e ndihmës ndaj popullatës në zonat e thella ku ka vështirësi. Një nga detyrat më të rëndësishme sipas tij është pjesa e koordinimit me prefekturat dhe kryetarët e qarqeve, rretheve apo komunave, të cilët janë më të prekur nga moti i keq.

Në gatishmëri të kësaj situate sipas tij janë vënë mjekë dhe ndihmës mjekë, ndërsa borëpastruese do ketë në akset kryesore. Situata do monitorohet edhe nga ajri. Duhet të vëmë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për rrugët e bllokuara. Kërkohen 5 borëpastruese në akset kryesore, si dhe pajisja e tyre me skorie e kripë. Drejtoria e rezervave të përgatisë paketën ushqimore. Në gatishmëri të situatës edhe helikopterët për ndërhyrje nga ajri, tha më tej Nishani.

Në veri izolohen fshatra të tëra

Problemet më të mëdha nga moti i keq raportohen në Pukë, Kukës dhe Dibër. Era e fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë në qytetin e Fushë- Arrëzit dhe në disa fshatra, ndërsa në Kukës, Shkodër dhe Lezhë energjia është rikthyer. Deri tani të gjitha komunat në Tropojë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Dibër rezultojnë të bllokuara, pasi trashësia e borës në disa zona i kalon 1 metër, ndërsa në ato më të thella i kalon 2 metra. Ndërsa temperaturat minimale kanë rënë minimalisht 15 gradë nën zero. Mësimi në të gjitha zonat problematike është i pezulluar. Kreu i Komunës Fierzë kërkon shpalljen e emergjencës, pasi sipas tij nuk dihet asgjë lidhur me fatin e disa familjeve në Lakun e Dardhave, ndërsa 26 familje të varfra kanë mbetur pa ushqime.  Pa ushqime edhe 40 familje në komunën e Blerimit. Në aksin Bajram Curri-Qafë Morinë ka pasur edhe rënie orteqesh. Në Dibër, temperaturat deri në -20 gradë celsius. Të gjitha komunat të bllokuara. Mungon energjia në disa komuna të qarkut. Në pjesën më të madhe të fshatrave banorët ankohen se rezervat ushqimore janë drejt përfundimit, ndërsa në disa fshatra trashësia e borës arrin mbi 2 metra.  Në Shkodër, probleme nga ngricat dhe akulli për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve brenda qytetit. Të bllokuara zonat e Dukagjinit dhe Vermoshi, trashësia e dëborës një metër e gjysëm.

Vasili flet për gatishmëri të Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka aktivizuar qendrat operacionale për menaxhinin e fatkeqësive në zonat e bllokuara nga bora. Mësohet se grupi i ngritur është nën drejtimin e ministrit Petrit Vasili. Ministri Vasili u shpreh se Në zonat e bllokuara është vënë në gatishmëri sistemi shëndetësor. Do të shpërndahen paketa medikamentoze për çdo rast nevoje, tha ai. Vasili shtoi më tej, se vetë ai ka një komunikim me të gjitha strukturat në zonat e bllokuara, për çdo emergjencë që mund të dalë.

Ja problemet në akset rrugore

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:

1. aksi rrugor Morinë Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

2. aksi Kukës Krumë i kalueshëm me zinxhirë

3. aksi B.Curri Qafë Morinë i pakalueshëm

4. aksi B.Curri Fierzë i pakalueshëm

5. aksi B.Curri Valbonë i pakalueshëm

6. aksi Krumë B. Curri i pakalueshëm

7. aksi Krumë Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë

8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm

9. aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë

10. aksi Shëmri Kukës, i kalueshëm me zinxhirë

11. aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

1. aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos i kalueshëm me zinxhirë

2. aksi rrugor Klos Burrel – Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë

3. aksi Bulqizë Shupenzë Ostren i pakalueshëm

4. aksi Krastë Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm

6. aksi Peshkopi Muhurr Aras i pakalueshëm

7. aksi Arras Zall Dardhë Reç i pakalueshëm

8. aksi Stëblevë Librazhd i pakalueshëm

9. aksi Arras Lurë i pakalueshëm

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

1. aksi rrugor Shkodër Mabe i kalueshëm, por ka ngrica

2. aksi rrugor Shkodër Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica

3. aksi Qaf Çelë Pukë, i kalueshëm me zinxhirë

4. aksi Puke – Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm

5. aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal, i kalueshëm me zinxhirë

6. aksi Koplik Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica

7. akset Koplik Razëm, i kalueshëm me zinxhirë

8. aksi Bogë Theth, Selcë Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre

9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme

10. aksi Qafë Mali Dardhë Fierzë, i pakalueshëm

11. aksi Fushë Arrës Iballë, i pakalueshëm

Në qarkun Lezhë:

1. aksi Rubik Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi

2. aksi rrugor Mirditë Shpal Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë

3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme

Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë

2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:

1. aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalu

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›