E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Në Ballkan 5-8% të popullsisë janë homoseksualë

Tiranë- Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dennis Van der Veur ka bër të ditur se numri i homoseksualëve në secilin shtet të Ballkanit, duke përfshirë dhe Shqipërinë ka shkuar 5-8% të totalit të popullsisë.

Sipas komisionerit Veur, diskriminimi i homoseksualëve në shqipëri ka qenë një problem shqetësues, prandaj dhe Bashkimi Europian respektimin e të drejtave të homoseksualëve e ka përfshirë edhe në listën e 12 prioriteteve të integrimit europian.

Ndërkohë Këshilli i Europës ka nisur një projekt në bashkëpunim me qeverië shqiptare për të zbatuar masat anti-diskriminim.

Sipas shefes së sektroit të LGBT, Anachiara Cerri, martesat homoseksuale në Shqipëri ende gjykohen dhe ende ato nuk lejohen. Ndërsa sipas raportit kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera, pasi janë 9 shtete që nuk i përdorin rekomandimet për LGBT.

Një vit më parë ishte kryeministrit Berisha që hodhi për konsum idenë e aprovimit të një ligji për lejimin e martesave në gjini, ide e cila shkaktoi shumë kontestime në publik. Në Shqipëri ka një mosparovim në tërësi të këtyre normave të reja të jetesës, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë zyrtare dhe jo zyrtare se sa është numri i homoseksualëve apo lesbikeve në Shqipëri. Për pasojë nuk dihet edhe se kujt i referohet komisioneri i KiE.

/ IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. KiE miraton rezolutën. Kërkohet dialog mes partive Këshilli i Europës pasi ka miratuar rezolutën për Shqipërinë mbi...
  2. Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare jo vetëm ekziston, por është lidër në Ballkan Itali- Kryeprokurori i anti-mafias italiane Pietro Grasso, shokon publikun me...
  3. Transplanti, për shqiptarët dhurues janë fqinjët Sipas një studimi të kryer së fundmi nga pavioni i...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›