Moti i keq, disa fshatradhe rrugë të bllokuara
Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme për lëvizjen e mjeteve në akset nacionale. Nga Jugu në Veri, rrugët kanë qenë të bllokuara, apo të kalueshme me vështirësi nga akulli. Ndërkohë, nuk kanë munguar as aksidentet, sidomos në Rrugën e Kombit. Në shumë zona, trashësia e borës i kalon 30 apo edhe 50 centimetrat. Ndërsa i ftohti ka bërë që rrugët në ngrijnë. Shumë aksidente, por pa fiktima kanë ndodhur dje, ndërsa disa komuna në Veri të vendit janë të bllokuara.
AUTOSTRADA ELBASAN-TIRANE ME ZINXHIRE
Nga moti i keq, akset Elbasan – Tiranë dhe Elbasan - Qafë Thanë ishin të pakalueshme mëngjesin e sotëm ndërsa pas ndërhyrjes së autoriteteve tashmë janë të kalueshëm me vështirësi dhe nevojitet përdorimi i zinxhirëve. Edhe 4 komuna të rrethit të Kukësit si Arrën, Kalish, Grykëçajë dhe Lekbibaj vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora, ndërsa akset Kukës - Peshkopi - Shishtavec - Qafë Mali - Krumë - B. Curri të kalueshme vetëm me zinxhirë. Dëbora ka izoluar totalisht Malësia e Krujës dhe qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi. Si pasojë, është bllokuar edhe hyrja për në qytetin e Krujës nga reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës.
Edhe në Dibër shumë fshatra kanë humbur lidhjet me qendrat e komunave dhe më tej. Më problematike është situata në Kalane e Dodes, në Lurë, Ostren ku trashësia e dëborës i ka kaluar 30 cm. Si rrjedhojë, mjetet qarkullojnë me shumë vështirësi, ndonëse po vazhdon puna për pastrimimin e dëborës.
Jug dhe Juglindje
Dy furgonë pasagjerësh, njëri me targa të Fierit dhe tjetri të Gjirokastrës, u përplasën në kthesën e “Syrit të Kaltër”, në aksin Muzinë-Sarandë. Nga aksidenti u plagosën 4 persona, të cilët udhëtonin me të dy automjetet, ndërsa policia e Gjirokastrës bëri të ditur, se shkak i aksidentit është ngrica në rrugë. Dy të plagosur janë transportuar në spital dhe gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, aksidenti bllokoi rrugën për rreth 20 minuta. Shtresa e bardhë e dëborës ka mbuluar gjithë territorin e zonës së Llogorasë në Vlorë, duke arritur në 30 centimetër. Për shkak të dëborës, që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, u bllokuan disa automjete, mes të cilave edhe 2 kamionë, të cilat rrëshqitën duke bllokuar rrugën.
Veri
Trashësia e dëborës në disa pika të gjatësisë së autostradës Tiranë-Kukës ka arritur deri në 30 centimetër, duke vënë në lëvizje 5 borëpastruese për hapjen e saj. Por, pavarësisht kësaj, aksidentet në autostradë kanë qenë të pranishme. Gjatë ditës së djeshme, janë shënuar 3 raste të daljes së mjeteve nga rruga për shkak të prezencës së akullit dhe borës në autostradë. Segmenti më i rrezikshëm i lëvizjes së automjeteve në Rrugën e Kombit është paraqitur nga fshati Reps deri në hyrje të qytetit të Kukësit. Në këtë aks, prezenca e akullit krijoi problematikë më të madhe në afërsi të fshatit Kolsh të Kukësit, si dhe në afërsi të fshatit Fan të Mirditës, ku ka munguar hedhja e kripës dhe skorjes, duke provokuar edhe daljet e 3 automjeteve nga rruga, por fatmirësisht pa viktima. Aksidenti më i rëndë gjatë ditës së djeshme është shënuar pikërisht në afërsi të fshatit Kolsh, ku një automjet, për shkak se humbi kontrollin është rrotulluar disa here, ku është plagosur lehtë drejtuesi.
Bora që ka nisur në orët e para të së shtunës kanë bërë që brenda orës të zbardhin jo vetëm zonën rurale, kryesisht zonat 400 metër mbi nivelit të detit, por edhe qytetet e Kukësit, Krumës e Bajram Currit. Reshjet e dëborës kanë sjellë problematikën e tyre për shumë fshatra dhe komuna të qarkut të Kukësit, si në lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me energji elektrike. Mësohet, se tre komuna në këtë qark janë izoluar nga dëbora, ku bëhet fjalë për komunat Lekbibaj, Arrën dhe Kalis, ndërsa një numër fshatrash në komunat Shishtavec, Zapot, Topojan, Gryk-Caj, Shëmri, Bytyç e Surroj janë paralizuar nga lëvizja pasi trashësia e dëborës i ka kaluar 50 centimetrat. Sipas përgjegjësit të zyrës së emergjencave civile pranë prefekturës së Kukësit, bëhet e ditur, se deri tani problemet janë shfaqur në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram-Curri dhe Bajram Curri-Qafë-Mali. Ndërsa vonë mbrëmë, në Krumë, të rrethit Has, dy persona kanë qenë në rrezik për jetën, për shkak se automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Ata kanë qëndruar për afro një orë e gjysmë buzë greminës, duke mos mundur të dalin as nga makina. Kastriot Dika, në momentin që dha alarmin në televizionin A1 Report, tha se në makinë ndodhej me një person tjetër, Shkëlqim Bardhi, si dhe gjendeshin vetëm 2 km larg komisariatit, ndërsa policia u kishte thënë se, nuk mund të shkonte aty pa ndërhyrë borëpastrueset. Pas 90 minutash, dy të rinjve iu ka shkuar në ndihmë policia me mjete të mëdha, për t’i larguar nga aty ku ishin.