E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi nga Koca: Do rikthejme besimin te CEZ

Ashtu sic ka bere edhe ne qytete te tjera te vendit, ku ka prezantuar kreret rajonale te shperndarjes se energjise elektrike, edhe ne qytetin e Korces, administratori i ri i “CEZ Shperndarje”-s, Sahit Dollapi, e ka vene theksin tek rikthimi i besimit te konsumatoreve serish te kjo kompani. E cila sipas tij, deri tani, ka qene e keqmenaxhuar nga drejtuesit ceke, te cilet kryenin shpenzime luksi dhe aspak ne sherbim te permiresimit te treguesve te kompanise ne fjale. Keshtu, gjate prezantimit ne qytetin juglindor te kreut rajonal, Pellumb Beqiri, administratori i “CEZ”-it, Sahit Dollapi, ka garantuar qytetaret per furnizimin pa nderprerje me energji elektrike duke rikthyer keshtu besimin e tyre tek kompania. Duke i akuzuar me tej, ish-drejtuesit ceke per keqmenaxhim te kompanise. “Pasi parate e arketuara nga qytetaret nuk shkonin per investime, por per shpenzime luksoze”. Gjithashtu, midis te tjerash, ai u ka kerkuar drejtuesve dhe vartesve te tij qe te punojne me pergjegjesi te larte dhe te trajtojne me korrektesi cdo qytetar. Vetem ne kete menyre sipas tij, do te rikthehet besimi i munguar tek kompania “CEZ” dhe menyra e menaxhimit te saj. Por ne te njejten kohe, do te ulet edhe niveli i humbjeve te deritanishme te kompanise, i cili sipas tij, ka qene ne nivele te konsiderueshme. Gje e cila nuk duhet toleruar me tej, gjithmone sipas Dollapit, per te garantuar furnizimin optimal me energji elektrike te qytetareve dhe rikthim ne kohen kur kompania e shperndarjes se energjise, nuk kishte humbje te tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›