E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq godet Shqiperine

Kryeqyteti eshte perfshire ne oret e para te mengjesit nga reshje te dendura shiu dhe ere e forte.Peme, shtylla energjie dhe mure mbajtese jane rrezuar ne zona te ndryshme, fatmiresisht duke mos demtuar njerez.Ne zonen e Qesarakes ne periferi te Tiranes, per shkak te rrezimit te shtyllave te energjise eshte nderprere furnizimi.Nderkohe, ne lagje te ndryshme ka pasur peme te rrezuara, por punonjesit e Bashkise kane nisur menjehere pastrimin.Reshjet sollen permbytje te disa lagjeve, si Don Bosko, Lapraka por pas ores 9 situata eshte normalizuar.Sasite e medha te reshjeve, rrezikuan dhe daljen e lumit te Lanes nga shtrati ne disa pjese te tij.Persa i perket furnizmimit me energji, punonjes te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes po verifikojne demet e stuhise, dhe gjate gjithe dites do te punohet per te rivendosur shtyllat e demtuara dhe percjellesit e energjise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›