E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punës, inspekton Bektel-Enka, për sigurinë në punë

Ministri i Punës inspektohen masat e marra nga Bektel-Enka për sigurinë dhe shëndetin në punë të punonjësve. Anasatas Duro ka ndërmarrë personalisht një inspektim në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e segmentit të rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Ministri u njoh kështu me kushtet e trajtimit dhe akomodimit të punonjësve, që nga fjetoret, menca, e deri tek klinika shëndetësore, vëzhgim që e ka cuar atë në ëprfundimin se punonjësit sigurojë kushte optimale. Më tej, Ministri i Punës, vizitoi edhe kantiere pune përgjatë segmentit ku po kryhen punime, duke u ndalur, në brendësi të Seksionit 2 drejt portalit verior te tunelit në Thirrë. Menaxheri i Sigurisë Teknike, I ka prezantuar ministrit Duro, kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, dhe ka theksuar se synimi i kompanisë është që deri në përfundim të punimeve të ketë zero aksidente në punë.
Në segmentin Rrëshen-Kalimash, 60 km e gjatë, punojnë mbi 3500 punonjës nga të cilët 3200 punëtorë ndërtimi, të shpërndarë në sektorë të ndryshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›