E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq në Itali, 5 të vdekur, disa të humbur

Një stuhi që goditi rajonet e Ligurias dhe Toskanës në veri të Italisë deri tani ka shkaktuar 5 viktima dhe disa të humbur.

Gjendja po përkeqësohet gjithnjë e më shumë thonë mediat italiane. Duke cituar presidentin Georgio Napolitano, Corriere Della Sera shkruan se këto janë momente shumë të dhimbshme, për fat të keq na duhet të paguajmë ndryshimet e shpejta klimaterike, por jo vetëm ne

Presidenti i Rajonit të Toskanës, Enrico Rossi ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërsa kërkimet për të humburit vazhdojnë, mes tyre ka edhe vullnetarë, pjesë e skuadrave të shpëtimit. Ende nuk mund të flitet për dëmet materiale të shkaktuara nga stuhia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›