E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, policia: Ja gjendja e rrugëve në vend

Pamje nga qyteti i Kukesit (4 shkurt 2012)

TIRANE- Probleme qarkullimi ne shume akse te vendit, per shkak te situates se keqesuar te motit, me reshje bore ose shiu ne zona te ndryshme.  Policia apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit, nderkohe qe thekson se jane shtuar kontrollet neper rruge. Situata në akset rrugore në shkallë vendi vazhdon të jetë problematike ku pjesa më e madhe e akseve rrugore kalohen me zinxhirë, ndërsa shumë rrugë të tjera janë të bllokuara.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të
fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1.      aksi rrugor Morinë Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi Kukës Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.      aksi B.Curri Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi B.Curri Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5.      aksi B.Curri Valbonë i pakalueshëm,
6.      aksi Krumë B. Curri dhe Krum Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
7.      aksi Kukës – Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pa kalueshëm,
9.      aksi Shëmri Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10.     aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  janë më të larta se dje
dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1.      aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi rrugor Klos Burrel – Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Bulqizë Shupenzë Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Krastë Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me veshtërsi,
5.      aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6.      aksi Peshkopi Muhurr Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështersi,
7.      aksi Arras Zall Dardhë Reç i pakalueshëm,
8.      aksi Ostren – Stëblevë Librazhd  i pakalueshëm,
9.      aksi Arras Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat  janë më  të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me
më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.      aksi rrugor Shkodër Mabe normal,
2.      aksi  rrugor Shkodër Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Qaf Çelë – Pukë –  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4.      aksi Fushë Arrës –  Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
5.      aksi Fushë Arrës Gjegjan Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6.      aksi Koplik Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
7.      akset Koplik Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8.      aksi Bogë Theth, Selcë Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
9.      akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10.     aksi Qafë Mali Dardhë – Fierz i pakalueshëm,
11.     aksi Fushë Arrës Iballë i  pakalueshëm.
Temperaturat  janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me
më pak intensitet,  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1.      aksi Rubik Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.      aksi rrugor Mirdit Shpal Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë,
3.      në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalueshme po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës
dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:
1.      në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.      në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1.      aksi Librazhdë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin aksi Librazhdë – Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2.      aksi Elbasan Qafë Krrabë i kalueshëm,
3.      aksi Librazhd Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1.      aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   – Qafë Thanë i  kalueshëm pa zinxhirë,
2.      aksi rrugor Korçë – Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3.      aksi Korçë Ersekë Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat  janë më  të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me
më pak intensitet,  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të
rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset
rrugore.

Në qarkun Berat:
1.      aksi Bogovë Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1.      aksi Kakavijë – Gjirokastër Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.      aksi Tepelenë Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.      aksi Përmet – Çarshovë është i pakalueshëm,
4.      aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1.      në segmentin rrugor Vlorë Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht
pa probleme.

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve,
porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm
dhe të respektojnë normat e përcaktuara, veçanërisht
për:
1.      Respektimin e normave të shpejtësisë.
2.      Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3.      Përdorimin e rripit të sigurimit.
4.      Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5.      Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6.      Përdorimin e dritave jo verbuese.
7.      Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së
Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si
dhe numrit 126.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›