E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq probleme në porte, përmbytje në disa zona

15-03-2013 / Gazeta 55

Pezullohet lundrimi në det, në Lezhë e Fier reshjet përmbytin rrugë e lagje të qytetit

Moti i keq dhe me furtunë ka sjellë probleme në dy portet kryesore të Shqipërisë, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Në Durrës, fuqia e detit 7 balle ka shkaktuar në mbërritjen me vonese te trageteve. Kurse trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin. Kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit parashikohet të jenë të paqëndrueshme. ra e fortë ka vazhduar me shpejtësi 21 metra në sekondë. Në këto kushte janë pezulluar te gjitha aktivitet detare ne te dy portet. Asnjë anije nuk është lejuar të dalë në lundrim deri në një urdhër të ri.

Fier, kërcënon Vjosa, rriten prurjet
Reshjet e shumta te shiut qe kane rene pa pushim gjate 24 oreve te fundit, kanë shkaktuar fryrje të lumit Vjosa, duke rrezikuar daljen e tij nga shtrati. Shtabi i emergjencave nen drejtimin e prefektit te Fierit, në një mbledhje urgjente rekomandoi masat për situatën e gatishmërisë.
Komunat Levan dhe Frakull, territoret e të cilave rrezikohen përherë nga dalja e Vjoses nga shtrati kanë nisur të evakuojnë gjene e gjallë dhe banorët në fshatrat e rrezikuara .
Nëse prurjet rriten edhe me 20 cm të tjerë fshatrat Cerven , Pish -Poro dhe Kashisht përmbyten nga uji.
Policia e Fierit ka vene ne funksion shërbime të përforcuara dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë për tu ndodhur pranë banorëve në rast nevoje.

Vlore: Qyteti në kolaps nga moti i keq. Probleme edhe në veri të vendit
Përmbyten qindra ha tokë bujqësore në Velipojë, probleme në rrugën e Obotit
Moti i keq me shira e erëra të forta ka shkaktuar probleme në ultësirën e rrethit të Shkodrës.
Raportohet se ujërat kanë bllokuar pjesërisht rrugën drejt fshatit Obot, duke e bërë atë të kalueshme me vështirësi nga mjetet.
Situata paraqitet problematike edhe në fshatin Cafë të Velipojës, ku mësohet se qindra ha tokë bujqësore e mbjellë është përmbytur.
Në komunën e Velipojës është mbledhur ndërkohë shtabi i emergjencave qe po monitoron situatën.

Përmbyten disa zona në Vlorë
Paraditja me reshje ka shkaktuar mjaft problem ne qytetin e Vlorës. Zona të tëra të pakalueshme, si pasojë e ujit që ka pushtuar rrugët, duke qenë se intensiteti i reshjeve ka qene i larte, madje shoqëruar me erë të fortë.
E në të tilla ditë si e kjo e enjte akse të tëra rrugore, lagje të tëra janë të izoluara nga uji.
E situata është e përsëritur në disa zona, ku përmbytjet shkaktohen edhe me 30 minuta shi, e jo më me shiun e sotëm.
Behët fjalë për lagjen “24 maji”, lagjen “Pavarësia”, “Isa Boletini”, “Rilindja”, “1 Maji”, “11 Janari”, në hyrjet e daljet nga qyteti i Vlorës, në çdo bllok banimi, të vjetër e akoma më keq të rinjtë.
Kryqëzimet më problematike mbeten po ato, te Albano e Romina, ai te ish dyqanet e reja, zona te universiteti publik, rruga në ujë të ftohtë, ajo te spitali, në të katërt anët e qytetit të Vlorës situata është e rënduar si pasojë e ujit që arriti në nivelin e trotuareve, e në disa zona periferike ka izoluar tërësisht banorët.
Sa herë që ka reshje Vlora përjeton të njëjtin ankth, të njëjtin ngërç e me gjithë precedentët e shumëpërsëritur në bashkinë e Vlorës askush nuk ka marrë asnjë masë për sistemin e situatës. Për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza e sistemimin e rrjetit nëntokësor.
Si gjithmonë dilet nga situata duke hapur kapakët e pusetat në çdo zonë ku të mundet, e niset zhbllokimi manual i tyre nën shi, çka ka nisur të bëhet edhe sot. Ndërkohë hidrovori i qytetit është me kapacitet të plotë, ndërsa burime nga bordi i kullimit bëjnë me dije, se bllokimet e kanaleve në gjithë qytetin ulin aftësinë thithëse të pompave të tij, që jo rrallë herë kanë rrezikuar të digjen, vetëm nga mbeturinat.
E ndërsa Vlora me pak reshje humbet nën ujë, masat konkrete për zgjidhjen e këtij problemi madhor për qytetin ende nuk janë hedhur në letër, e jo më të nisin zbatimin.

Lezhë, reshjet e shiut përmbytin rrugë e lagje të qytetit
Reshjet e orëve te fundit nuk do ta falnin Lezhën. Uji ka hyre ne çdo rruge e lagje.
Hyrjet ne pallate janë izoluar plotësisht.
Uji grumbullohet nga prurjet e kanaleve kulluese te rrugëve, kurse pusetat nuk funksionojnë. Nuk është hera e pare qe këto zona përmbyten.
Situata ne nënstacionin elektrik te Lezhës nuk ka qene aspak normale, por u morën masa.
Zjarrfikëset ndërhynë për largimin e ujerave. Për këtë gjë u vendos një pompe .
Bllokimi i kanalit që bën shkarkimin e ujerave te nënstacionit elektrik është i bllokuar prej kohesh, duke bere qe ne vazhdimësi te përbëje rrezik për përmbytjen e tije.

Përmbytje në Durrës, vështirësi në qarkullim
Reshjet shkaktojnë përmbytje të frikshme në qytetin e Durrësit. Pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet janë zhytur në ujë. Qarkullimi me automjete thuajse nuk funksion, kurse qytetaret përvishen për të kaluar rrugët. Problematike shqetesuese paraqitet ne qytet por edhe ne periferi te Durrësit. Aksi qe lidh Shëtitoren Taulantja me Currilat është bllokuar nga te dyja anët e tij për shkak të shembjes së dherave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›