“PD dhe LSI do qeverisin së bashku edhe pas 23 qershorit”
Nënkryetari i PD, Astrit Patozi flet për koalicionet
“Kreu i mazhorancës Sali Berisha nuk do të prezantoje Kandidatët e rinj për deputetë siç po ndodh në selinë e partisë më të madhe opozitare. Deputetët që largohen ndjehen të fyer në këtë formë”, sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.
Ndër të tjera, Patozi duke bërë ët ditur se koalicioni qeverisë është shtuar me dy parti potenciale, ndërsa ai i opozitës është zvogëluar me dy parti potenciale, vuri në dukje se në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, largimi i partive aleate nga koalicioni opozitar është shenjë e klimës mosbesuese në kampin opozitar.
Sipas tij, socialistët e Ramës refuzuan uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç me dy arsye. Emigrantët që nuk votojnë dhe problematika në listat zgjedhore. “Të dyja nuk qëndrojnë, theksoi kreu i deputetëve demokratë Astrit Patozi, i cili negocioi me kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Mungesa e besimit mes palëve duket se është arsyeja e vërtetë që 100 mijë të rinj nuk do të votojnë në këto zgjedhje. PD nuk lutet sqaron Patozi, por garanton se respekton marrëveshjet me aleatët, dhe LSI është e qartë në këtë pikë”, sipas tij. Astrit Patozi u ndal edhe në komentet e për sa i përket aleancës me LSI-në. Sipas Patozit, “hyjnë apo jo në zgjedhje, në të njëjtin koalicion PD dhe LSI, e sigurt është se pas 23 qershorit, sërish ato do të qeverisin së bashku”.