E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq pushton vendin/ Dëmtimi i urave izolon tre fshatra në Kurbin

Tre fshatra te malesisë së Kurbinit janë të izoluar totalish nga demtimi i disa urave, rreshkitjet e dherave, gërryerjet përgjatë rrugës.

Ditën e sotme menjëherë janë vënë në lëvizje autoritet e bashkisë së Kurbinit, forca e ushtrisë dhe emergjencat civile me disa mjete që po punojnë për stabilizimin e kësaj situate.

Nikoll Balozi kryetari i fshatrave të malësisë së Kurbinit ka folur për situatën e krijuar nga reshjet e mëdha në këtë zonë. Ai ka shtuar se tashmë po punohet me intensitet në përmisimin e kësaj situate. Gjithë operacioni po drejtohet nga Majlinda Cara kryetare e bashkisë Kurbinit, me mjete përkatëse, në nxjerrjen nga izolimi të zonës.

/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›