Moti i keq, shtyhet nisja e tragetit “European Star” në Vlorë

Nisja e tragetit “European Star” në Vlorë, e planifikuar për sot në orën 23:00, nuk do të realizohet sipas programit.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara në det, udhëtimi është shtyrë për ditën e mërkurë, në orën 12:00. Ky ndryshim është bërë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të ekuipazhit.
Autoritetet detare u bëjnë thirrje udhëtarëve të ndjekin njoftimet e mëtejshme dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me orarin e ri.
/rtsh.al/