Moti i keq shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit. Ja njoftimi i Autoritetit Portual

Autoriteti Portual Durrës njofton se, për shkak të kushteve atmosferike, tragetet e linjës Durrës-Bari do të nisen me vonesë.
Sipas njoftimit, “nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit”.
Çfarë shkruan Autoriteti Portual Durrës:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
4 shkurt 2026
Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme:
– Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.
– Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.
U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin.

LEXO EDHE: Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Ja qarqet më të prekura