Meta kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për gjyqin e radhës

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimimit të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest ne burg”.
Ndërkohë, shqyrtimi në Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta.
Pak ditë më parë Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për zbutjen e masës “arrest në burg”.
Ish presidenti i Republikës Ilir Meta u arrestua në tetor të vitit 2024 me urdhër të SPAK.
Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi, si dhe për Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.
Ilir Metës iu komunikuan zyrtarisht akuzat në muajin maj, kur dhe u mor i pandehur.