E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq, strukturat e bashkisë Lezhë në ndihmë të qytetarëve

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë qarkun e Lezhës, sidomos gjatë orëve të mesditës.

Bashkia e Lezhës njofton se strukturat e saj janë në terren dhe në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Punonjësit e bashkisë po bëjnë të mundur hapjen e pusetave të bllokuara, e po ashtu u kanë ardhur në ndihmë dhe nxënësve të disa shkollave që janë bllokuar për shkak të ujit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet të ketë reshje intensive shiu dhe për pasojë disa zona rrezikojnë të kenë vërshime të ujit.

Bashkia e Lezhës u bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet, sidomos në disa nga zonat më problematike.

1 nga 5

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›