E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq vështirëson lundrimin, vonesa në linjat e trageteve. Pezullohet lundrimi për mjetet e peshkimit

Moti i keq është bërë pengesë për lundrimin e trageteve dhe anijeve të peshkimit në Durrës dhe në Vlorë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka shtyrë për disa orë lundrimin për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Pasagjerët duhet të zbrisnin në Vlorë paraditen e kësaj të shtune, por trageti do të mbërrijë në orët e pasdites.

Ndërsa në portin e Durrësit situata është përmirësuar, duke lejuar dy tragete të nisen në drejtim të Barit.

Nisja e tyre duhet të ishte bërë mbrëmjen e së premtes, por autoriteti portual pezulloi përkohësisht lundrimin për shkak të motit. Pasagjerët e kaluan natën në tragete.

Duke qenë se kushtet e motit janë përmirësuar, nesër pritet të jepet leja për të dalë në det edhe për flotën e peshkimit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›