E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, vranësira kalimtare në zonat malore

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›