Moti i luhatur, do të karakterizojë ditët në vijim

Ndonëse ndodhemi në sezonin e verës, temperaturat e paqëndrueshme dëshmojnë të kundërtën. Kështu, sipas parashikimeve të meterologëve, moti i luhatur do të karakterizojë të gjitha ditët e kësaj jave. Sipas meterologes Drinalda Shaholli, temperaturat e larta do të karakterizojnë vetëm pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë të saj, gjithçka pothuajse do të ndryshojë.
Gjatë gjithë muajit qershor, deri me tani moti ka qenë i paqëndrueshëm ku paraditja me temperatura të larta dhe mbasditja me rreshje shiu në disa zona të vendit. Nderkohë sipas sinoptikanëve, paqëndrueshmëria e motit do të vazhdojë dhe në ditet ne vazhdim. Për këtë arsye, për të gjitha ata pushues që kanë planifikur të kalojnë fundjavën në bregdet, nuk mund të kenë siguri për shkak të motit.