E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Klose nënshkruan me Lazion

Sulmuesi gjerman Miroslav Klose i është bashkuar ekipit të Serie A, Lazio, dhe pasi ka kaluar testet mjekësore ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar ekipi nga kryeqyteti italian me anë të një deklarate në faqen zyrtare në internet.

Lazio dëshironte të shtojë më shumë përvojë në repartin e sulmit në prag të sezonit 2011-12 me qëllim që të garojë në të tre garat, pas kualifikimit në Europa League.

Klose arrin te Lazio si lojtar i lirë pasi vendosi të mos vazhdojë kontratën me Bayernin e Munichut. Për gjermanin të interesuar ishin edhe Valenca dhe Trabzonspor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›