E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ngrohtë gjallëron qytetin bregdetar të Vlorës

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Temperaturat e ngrohta ditën e sotme rikthyen gjallërinë në  qytetin bregdetar të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Vlora, ku qytetarët shijuan rrezet e diellit në zona të ndryshme të qytetit.

Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anijet turistike.

Investimi në Lungomare 3 në Vlorë, në aksin e Radhimës, ku janë ndërtuar bankina që ndikojnë edhe zgjerimin e plazheve përmes riorientimit të valëve të ujit, si dhe ndërtimi i shëtitores buzë rrugës, janë cilësuar si investim strategjik që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.

Gjithashtu këto investime krijojnë kushtet optimale për vijimin me Lungomaren 4 në zonën e Orikumit, duke e bërë Vlorën qytetin bregdetar me shëtitoren më të gjatë në Mesdhe.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›