E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti kreu i LSI-se viziton zonen e Mokres

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka vizituar diten e djeshme Komunen Trebinje ne qarkun e Korces e cila gjendet ne nje situate teper te veshtire per shkak te reshjeve te jashtezakonshme te debores. i shoqeruar nga Kryetari i Komunes Bucimas Rroshi Tollozhina dhe nga te tjere drejtues te LSI-se ne kete qark Meta ka pare nga afer situaten e krijuar nga reshjet e shumta te debores dhe ka siguruar banoret e ketyre zonave qe do te kete te gjithe vemendjen e qeverise per te menaxhuar sa me mire kete situate.

Duke iu pergjigjur interesimit te medieve te cilat e shoqeronin ne kete vizite Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta deklaroi se qellimi i kesaj vizite ishte per tu njohur me kushtet konkrete ne te cilen ndodhet kjo zone teper e thelle malore e Komunes se Trebinje dhe Mokres njekohesisht pasi eshte nje nga zonat qe ka ndiere nje mot te parashikueshem dhe ku lartesia e debores eshte shume e larte.

Sipas Metes pavaresisht nga keto veshtiresi ketu punohet per te hapur rruget vazhdimisht dhe pavaresisht pengesave jeta vazhdon normalisht perpjekjet jane te medha per te realizuar komunikimin dhe transportin.

Sikurse ju e shikoni jeta ketu po vazhdon dhe do te vazhdoje fale perpjekjeve te shkelqyera drejtuesve te pushtetit vendor dhe te te gjithe atyre qe ne keto momente ndjehen prane ketij komuniteti te mrekullueshem dhe besoj se ne ditet e ardhshme do te kete aksione te tjera konkrete ne ndihme te ketij komuniteti te mrekullueshem te Trebinjes dhe te te gjithe Mokres tha nder te tjera kreu i LSI-se Ilir Meta. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›