Pavaresia e Kosoves tetearsyet e pakundershtueshme
TIRANE-Kosova e shpalli pavaresine e shumekerkuar e te shumepritur me 17 shkurt 2008 ne oren 15 ne nje seance plenare te jashtezakonshme te Kuvendit te saj me votimin unanim te 96 deputeteve te pranishem.Por cila eshte prehistoria e kesaj dite te madhe me te madhes per shqiptaret kudo qe jane pas dites se 28 nentorit te vitit 1912
Nese nuk do te llogarisnim momente me te hershme qe i perkasin shek. XIX te cilat dora-dores krijuan dhe dimensionuan ceshtjen shqiptare ne pergjithesi nuk ka dyshim se ceshtja e Kosoves lindi ne vitin 1913 per shkak te vendimeve te Fuqive te Medha te marra ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer. Ato vendime te marra ne interes te paqes evropiane qe gjithsesi nuk u sigurua toleruan ekspansionin e qarqeve drejtuese monarkiste te Beogradit Cetines dhe Athines dhe percaktuan e diktuan copetimin e trevave shqiptare. Jo thjesht pohimi i drejtuesit te Konferences ministrit te Jashtem britanik Ser Eduard Greit qe natyrisht ishte i mirinformuar per realitetin ne Ballkan kur bente deklaraten e njohur por edhe te gjithe treguesit percaktues vecanerisht perberja etnike dhe kompozimi shpirteror i shumices derrmuese te popullsise se Kosoves dhe shume viseve te tjera qe iu aneksuan Serbise Malit te Zi dhe Greqise me 1913 deshmonin se ishte fjala per treva te mirefillta shqiptare qe sakrifikoheshin arbitrarisht dhe padrejtesisht te mbeteshin nen sundimin e huaj ne vend qe te perfshiheshin natyrshem ne shtetin e vet kombetar te porsakrijuar.
Shqiptaret nuk ishin ne gjendje te pengonin me 1913 krijimin e ceshtjes se Kosoves dhe as paten rast fuqi e aleate qe ta korrigjonin apo ta zgjidhnin ate me vone ne menyre te drejte. Kjo duhet bere me mirekuptim ne forumet nderkombetare ku bejne pjese edhe shtetet qe moren vendimin e gabuar dikur duke u ngarkuar me pergjegjesine e krijimit te nje precedenti te rrezikshem per stabilitetin ne rajon deri ne ditet tona. Historia gati shekullore e konfliktit midis shqiptareve te demtuar rende dhe atyre qe perfituan padrejtesisht per shkak te koniunkturave te kohes eshte argument i pakundershtueshem per te shpjeguar situaten negative qe u krijua dhe agravoi me pasoja shumedimensionale te cilat u kushtuan shtrenjte te gjitheve. Une besoj se te gjithe e kane te qarte se per shqiptaret pergjithesisht dhe per eliten politike shqiptare kudo qofte ceshtja ne fjale pra ceshtja e Kosoves nuk mund te shmanget apo te neglizhohet. Ajo ka lindur kunder vullnetit te shqiptareve duke vene nen sundimin e huaj gjysmen e tyre dhe prandaj sa kohe ekziston nje shtet shqiptar por edhe ne Kosove e banuar nga shqiptare ceshtja e Kosoves nuk mund te mos ekzistoje.
Kjo lidhje ka qene e njohur mire si nga shqiptaret ashtu edhe nga ata qe e aneksuan Kosoven pergjithesisht nga shtetet ballkanike ashtu edhe nga Fuqite e Medha me interesa ne rajon. Dhe gjithkush sipas mundesive ne perputhje me synimet strategjike qe ka pasur ka luajtur lojen e vet politike ne vorbullen e kombinacioneve lokale rajonale e nderkombetare me ndermarrje dypaleshe e shumepaleshe.
Shqiptaret ne pergjithesi ne Kosove Shqiperi e me gjere per arsye te kuptueshme kane qene te interesuarit e pare qe ceshtja e Kosoves te zgjidhej sa me shpejt sa me drejt dhe ne menyre perfundimtare. Natyrisht zgjidhja me reale por edhe me e veshtira per tu realizuar ka qene qe Kosova dhe trevat e tjera te trungut etnik shqiptar te shkeputura me 1913 te ribashkoheshin me Shtetin Shqiptar. Shqiptaret sot te ndergjegjshem per veshtiresite qe paraqet zgjidhja e problemit dhe me besim se demokratizimi integrimi dhe plotesimi i shume standardeve ne rajon sipas parametrave te avancuara euro-amerikane do te kenaqte pjesen me te madhe te kerkesave te tyre nuk kerkojne ate qe do te ishte e natyrshme. Ata edhe pse jane akuzuar shpesh se synojne krijimin e Shqiperise se Madhe kane deklaruar shume here ne menyre institucionale si ne Shqiperi dhe ne Kosove se nuk synojne te bashkojne ne nje shtet te vetem Shqiperine dhe Kosoven ose treva te tjera ku popullsia shqiptare perben shumicen e popullsise. Ata mbajne nje qendrim te tille te matur ne interes te stabilitetit ne rajon edhe pse trevat shqiptare jashte shtetit kombetar jane rrudhur dukshem gjate shek.XX si rezultat i politikes se presionit e te spastrimit etnik qe ndoqen qarqet drejtuese te shteteve qe i sunduan. Ketu do te duhej sqaruar se termi Shqiperi e Madhe eshte perdorur gjithnje ne menyre abuzive dhe ska asgje te perbashket me termin Serbi e Madhe dhe ca terma te tjere te ngjashme ne Ballkan sepse shqiptaret edhe ne te kaluaren nuk kane pretenduar kurre me teper se bashkimin ne nje shtet te vetem te territoreve ku etnikisht kane qene popullsi shumice.
Shqiptaret nuk kerkojne tu rikuperohen demet qe pesuan ne vitin 1913. Ata madje jane te gatshem te sakrifikojne serish duke pranuar kufijte qe u vune pa deshiren dhe kunder interesave te tyre me 1913 apo 1945. Vetem ne Federaten Jugosllave ata u ndane ne 4 njesi ne Maqedoni ne Malin e Zi ne Kosove dhe ne Serbine e ngushte edhe pse banonin ne menyre kompakte ne nje territor te panderprere gjeografikisht. Por shqiptaret nuk mund te lejojne te copetohen me tej me kufij te rinj qe shtojne probleme ne vend qe te zgjidhnin ato ekzistueset qe sjellin dezintegrim ne vend qe te shpejtojne integrimin e natyrshem. Ata nuk mund te lejojne qe posacerisht kunder interesave te tyre te neperkembura gjate gjithe shek.XX te zbatohen edhe ketej e tutje rregulla specifike loje.
Shqiptaret pranojne vendosjen dhe respektimin e standardeve ne kufijte ku i gjeti fundshekulli XX dhe bota mund te monitoroje hapat e tyre ne rrugen e duhur dhe seriozitetin e deklaratave te tyre. Ne kete kuader ata ne pergjithesi dhe vecanerisht kosovaret kane kerkuar gjithnje dhe kerkojne me force edhe sot qe Kosova te jete shtet i pavarur. Une nuk besoj se ka ndonje njohes sado medioker te ceshtjes se Kosoves te historise se Kosoves qe nuk i di arsyet perse Kosova duhet te jete e pavarur. Me nje renditje qe nuk ka te beje gjithnje me rendesine e argumentit mund te shenohet se
Se pari Kosova duhet te jete e pavarur nga Serbia sepse ajo nuk eshte Serbi. Mitet serbe nuk mund as ti sjellin serbet ne Ballkan para shek. VI-VII as ta vendosin shtetin serb ne Kosove per me shume se ne nje periudhe te caktuar te mesjetes paraosmane kryesisht fundi i shek. XII-XIV. Kosova edhe pse ka qene disa here nen sundimin serb perfshi edhe periudhen pas vitit 1913 mbeti gjithnje nje toke shqiptare. Gjate shekullit XX shqiptaret nuk perbene kurre me pak se 66 te popullsise se Kosoves dhe ne prag te shperberjes se Federates Jugosllave perbenin aty mbi 85 te popullsise kundrejt 8 te serbeve.
Se dyti Kosova duhet te jete e pavarur nga Serbia sepse gjithnje eshte dhunuar nen sundimin e saj. Nje informacion mese i plote i servirur edhe ne menyre institucionale ne Jugosllavi deshmon per masakra shpronesime shperngulje me dhune te kryera mbi shqiptaret dhe per kolonizim te viseve te tyre me elemente serbe d.m.th. per nje politike permamente spastrimi etnik te organizuar nga shteti ne vitet 1878 1912-1915 1918-1941 1945-1966 1981-1999.
Se treti Kosova duhet te jete e pavarur sepse nen sundimin e Serbise ajo eshte penguar te zhvillohet normalisht. Pasojat e politikes se trajtimit kolonial si para ashtu edhe pas Luftes se Dyte Boterore dhe vecanerisht rrenimi i ekonomise ne vitet 90 mund te riparohen vetem ne nje Kosove te pavarur nga Serbia. Kujtojme vetem demet e ekonomise se shqiptareve ne Kosove nga reforma agrare kolonizuese dhe shpernguljet ne vitet 1918-1941 me pasoja te pallogaritshme ne te gjithe treguesit si dhe deformimet e ekonomise se Kosoves pas vitit 1945 si rezultat i sasise se paket dhe orientimit te papershtatshem te investimeve pasoje e te cilave ishte renia e prodhimit dhe GDP per banor nga 12 ne vitin 1945 krahasuar me mesataren jugosllave ne 14 ne vitin 1990.
Se katerti Kosova duhet te jete e pavarur sepse ajo eshte ndjere dhe ndjehet gjithnje shqiptare. Mjafton te kujtohet reagimi masiv i popullsise se saj ne kundershtim te vendimeve te Kongresit te Berlinit me 1878 per copetimin e trevave shqiptare i realizuar nen udheheqjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit programet kombetare te elites politike te Kosoves te organizuar ne Komitetin e Kosoves ne periudhen midis dy lufterave boterore vendimet e Konferences se Bujanit dhe Lidhjes se Dyte te Prizrenit gjate Luftes se Dyte Boterore levizja ilegale dhe legale ne periudhen 1945-1999 rezistenca e organizuar dhe spontane gjate gjithe shek. XX kunder sundimit serb etj.
Se pesti Kosova duhet te jete e pavarur sepse nen sundimin e Serbise ka qene e penguar te integrohej natyrshem ne rajon e te kthehej ne nje element stabiliteti. Prerja e korridoreve te komunikimit qe ekzistonin para 1913 me pasoja vecanerisht per popullsine shqiptare politika ekonomike qe imponoi integrim te dhunshem diskriminues dhe vartesi nga Serbia dhe Federata vendosja e shqiptareve ne pozita inferioriteti nacional moral dhe ekonomik nxitja e elementit serb kunder tyre dhe ndezja e konflikteve nacionale ne Kosove jane disa nga provat e shumta qe tregojne perse u kthye Kosova ne vater tensioni ne rajon.
Se gjashti edhe juridikisht sipas specialisteve Kosoves nuk i mungojne argumentet per te qene e pavarur nga Serbia.
Prof. Noel Malkolm nder te tjere ka rreshtuar argumente qe provojne se Kosova as juridikisht nuk ka pengesa per te qene e pavarur. Vlen te shihet ne kete plan fakti se Jugosllavia e viteve 1918-1944 nuk ishte juridikisht Serbia e vitit 1913 te ciles iu dha Kosova. Po keshtu as Federata e Titos. Me tej organe legjitime per Kosoven si Konferenca e Bujanit me 1944 Kuvendi i Kacanikut Kushtetuta dhe Referendumi te viteve 1990-1992 moren vendime qe ska pse te mos merren ne konsiderate madje ndonjeri kishte natyre plebishitare kurse vendimi i Keshillit Krahinor te Kosoves i marre ne Prizren 1945 per kthimin e Kosoves ne nje obllast apo qark te Republikes se Serbise ishte nje imponim ilegjitim. Periudha gati nje shekullore posacerisht ajo e viteve 1999-2006 konfirmon qendrimin kolektiv deri institucional pa perjashtuar edhe sakrificen kolektive te popullsise shqiptare te Kosoves per tu veteqeverisur dhe per te qene e pavarur plotesisht nga Serbia.
Se shtati Kosova duhet te jete e pavarur sepse asnje organizem nderkombetar nuk mund te marre pergjegjesine ti mohoje nje popullsie shumice derrmuese ne nje territor te percaktuar qarte te gatshme te votoje te monitoruar vullnetin e vet sa here ti kerkohet te drejten e vetevendosjes per te qene e pavarur. Kosova duhet te jete e pavarur sepse Organizma nderkombetare universale si Kombet e Bashkuara mandej SHBA dhe BE jane percaktuar te sigurojne integritetin stabilitetin dhe zhvillimin ne rajon e me gjere duke respektuar te drejtat njerezore perfshi edhe ato kombetare dhe vullnetin e shumices.
Se teti Kosova duhet te jete e pavarur sepse me politiken genocidale pa precedent te ndjekur ndaj shqiptareve te Kosoves ne vitet 90 qe kulmoi vecanerisht ne vitet 1998-1999 qarqet drejtuese te Beogradit kane humbur te drejten te qeverisin nje territor qe e kane rrenuar dhe nje popullsi qe kane tentuar ta zhdukin. Ne vitet 1990-1999 Kosoves nga fitimi i munguar dhe grabitjet e shkaterrimet i kane humbur rreth 30 miliarde dollare. Ne vitet 1990-1996 u pushuan nga puna rreth 150 mije shqiptare ose 75 e shqiptareve ne marredhenie pune me shtetin. Pas kesaj popullsia shqiptare prej 1.778.602 banoresh kishte punesuar vetem ne nivelin 239 dhe rreth 900 familjare shqiptare mbeten pa mjete jetese. Ne vitet 1998-1999 u vrane se paku 10.000 shqiptare dhe u deportuan me dhune rreth 800 mije deri 1 milion shqiptare ose gjysma e gjithe popullsise shqiptare ne Kosove.
Pretendimet serbe
Ndersa per shqiptaret ceshtja e sigurimit te pavaresise se plote te Kosoves nga Serbia pervecse nje ceshtje e drejte eshte nje ceshtje jetike nuk mund te thuhet se ajo eshte e tille edhe per kombin serb. Serbet do te duhej te ishin pas shqiptareve me te interesuarit per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se Kosoves por ata deri sot pergjithesisht nuk kane llogaritur interesat e shqiptareve. Ne Kosove jeton vetem nje minoritet serb por kjo treve ka bere pjese ne gjeopolitiken e qarqeve drejtuese serbe per ekspansion dhe dominim ne Ballkanin Perendimor. Ajo ka qene konsideruar rajon strategjik qe lidhte Serbine me Maqedonine e lakmuar gjithnje ka qene element plus qe ka forcuar pozitat serbe ne nje shtet ku perfshiheshin edhe kroatet e sllovenet sikurse ka qene Jugosllavia Mbreteri dhe Jugosllavia Republike Socialiste Federative ka qene llogaritur si territor i domosdoshem per te pretenduar nje dalje ne Adriatikun Jugor permes Shqiperise Veriore mandej ka qene rajon potencialisht shume i pasur me vlera per ekonomine e Serbise rregullator i tregut serb e jugosllav ka qene amortizator krizash e trazimesh sociale etj. Persa i perket miteve serbe qe e paraqesin Kosoven si djep te Serbise ato kane qene dhe jane vetem mjet justifikimi qe elites serbe i ka sherbyer per te mbuluar synimet politike ekspansioniste per krijimin e Serbise se Madhe nje propagande komode per te perfituar e shfrytezuar opinionin e brendshem serb dhe ate nderkombetar. Plane e kendveshtrime te kesaj natyre i kane penguar qarqet drejtuese te Serbise por per shkak te mentalitetit te krijuar gjate dy shekujve edhe nje pjese te popullsise serbe qe ti shikojne e trajtojne fqinjet e tyre shqiptare si partnere e jo si armiq ose se paku si fajtore per shume probleme qe ka pasur Serbia. Dokumentacioni i publikuar eshte i mjaftueshem per te deshmuar se synimi i Serbise zyrtare e jozyrtare i qarqeve drejtuese ne pozite ose ne opozite ka qene asgjesimi i shqiptareve ne Kosove e me gjere ne pamundesi te asimilimit si edhe ricopetimi ose se paku dobesimi dhe nenshtrimi i Shtetit Shqiptar. Per pasoje shqiptaret ne Kosove dhe ne viset e tjera shqiptare te perfshira ne Serbi e Jugosllavi vetem gjate shek.XX pavaresisht nga ndonje premtim demagogjik per perfitime ne momente te caktuara asnjehere nuk u trajtuan normalisht e aq me pak nuk u lejuan te vetevendosin per te ardhmen e tyre. Ata u penguan ne menyra te ndryshme pa perjashtuar edhe perdorimin e dhunes se drejtperdrejte te kene me shume se disa deputete ne skupshtinen parlamentin e paraluftes se Dyte Boterore mandej pas Luftes se Dyte Boterore u penguan te kene me shume se autonomi krahinore ne RFSJ stadin me te larte te se ciles e sanksionoi Kushtetuta e vitit 1974 kurse ne vitet 90-te me rastin e shperberjes se Jugosllavise treva e tyre u kthye ne nje koloni te Serbise. Pasojat e kesaj politike konstante antishqiptare qe ze fill nga viti 1913 jane humbje te konsiderueshme jetesh njerezore pengesa te rritjes se natyrshme demografike ngecje ekonomike probleme te medha sociale arsimore kulturore trauma shpirterore kolektive etj. Nje politike e tille e zbatuar mbi shqiptaret nuk mund te mos krijonte sikurse edhe ka ndodhur nje hendek te thelle midis shqiptareve dhe serbeve problematik per raportet e metejme midis tyre deri sa te ndertohen raportet e reja qe duhet te sherojne plaget e vjetra e te rivendosnin marredhenie normale. Hapja e diskutimeve per statusin e Kosoves ku ende pozicionet e paleve jane krejt te kunderta gjithesesi eshte hapi i pare i duhur qe sjell jo vetem per shqiptaret por edhe per serbet shansin e madh qe te hidhet pas shpine e kaluara dhe te ndertohen raportet e reja te cilat padyshim pritet te sjellin per te dy palet dhe per gjithe rajonin stabilitet zhvillim e integrim. Analiste te shumte qe kritikojne trajtimin e pavemendshem jorealist e ndoshta eksperimental te ceshtjes se Kosoves gjate shek.XX kane pranuar se duke serviur per shqiptaret e Kosoves nje lidhje varesie nga Serbia qofte edhe nen emrat autonomi e zgjeruar republike e trete ne Unionin e mbetur Serbi-Mal i Zi etj. ose duke rekomanduar copetim te Kosoves krijim enklavash etj. as ne Kosove as ne viset e tjera shqiptare e me gjere madje as ne Serbi rrjedhimisht as ne rajon nuk eshte e mundur te prodhohet mjaftueshem damokraci paqe dhe prosperitet ne kuota qe do te ishin te pranueshme per standardet qe kerkon Bashkimi Europian. Madje njeri nga variantet perkatesisht ai qe e llogarit Kosoven me statusin e nje republike te bashkuar me Serbine dhe Malin e Zi tashme me percaktimin e kombit malazez nepermjet referendumit te 21.05.2006 per te qene shtet konsiderohet krejtesisht i parealizueshem. Percaktimi i Malit te Zi per tu shkeputur nga Serbia duhet ti heqe cdo dileme edhe Serbise edhe faktorit nderkombetar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves ne menyren e duhur.
Pozicionet e vjetra
Cilatdo te kene qene dikur motivet qe per shkak se siguronin avantazhe te ndryshme e nxisnin Serbine te ndertonte nje politike komplekse antishqiptare sot vetem nje gjykim anakronik ose llogari politike qe nuk synojne perspektiven mund ta mbaje eliten politike serbe ne pozicionet e vjetra.
Ne Serbi elita politike nuk mund te mos e kuptoje se dy shtete shqiptare ne Ballkan nuk prishin ekuilibrat dhe nuk dhunojne paqen e sigurine rajonale. Menyra si veprohet sot per zgjidhjen e problemeve duke respektuar parametrat demokratike ne vendimmarrje ne politikat e brendshme e te jashtme nuk sjell asnje rrezik per ndonje reaksion zinxhir qe do te ndizte zjarre aty ku ka minoritete sikurse paralajmerojne pa argumente kundershtaret e pavaresise se Kosoves. Ne Serbi e dine gjithashtu se me format e vjetra te mbajtjes nen kontroll Kosova nuk ka vlera ekonomike per Serbine madje ne ate situate pengohet edhe clirimi i energjive mendore dhe ekonomike te serbeve per ngritjen e gjithanshme dhe integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian. Ne Serbi e kane te qarte se Shqiperia dhe Kosova qofte vecmas qofte te llogaritura se bashku kane nje ekonomi te vogel qe ka nevoje per lidhje me te gjera me fqinjet dhe gjithe rajonin rrjedhimisht jane te interesuara per zbatimin e marreveshjes se asocim stabilizimit orientim ky i garantuar edhe nga interesat e Bashkimit Evropian dhe te ShBA. Ne Serbi nuk mund te mos e shohim se shqiptaret i vleresojne dhe i deshirojne lidhjet e hapura dhe miqesore ne rajon sepse vetem 60 milion banoret e tij dhe jo gjithsej 6-7 milion shqiptaret e vecuar e bejne rajonin pra edhe trevat shqiptare pjesetare te nje tregu me permasa te pranueshme per investime serioze perendimore. Une besoj se duhet te jene shtuar serbet qe e kuptojne se BE dhe ShBA dhe dihet pesha e tyre ne zgjidhjen e problemeve ne bote duan qe ne Ballkan te kalohet nga faza e stabilitetit ne ate te zhvillimit rajonal. Pikerisht ne kete kuader ShBA vleresojne zgjidhjen e ceshtjes se sovranitetit dhe zhvillimit te shqiptareve ne Kosove padyshim edhe te statusit dhe te standardeve te duhura per pakicen serbe atje. Rajoni si i tere mund te kete sukses per tu drejtuar ne BE vetem nese lidhet mbi bazen e respektimit te te drejtave te natyrshme te gjithkujt qofte te kombeve e kombesive qofte te pakicave dhe te shanseve te te gjitheve per zhvillim ekonomik kulturor etj. Ne Serbi duhet jo vetem ta kuptojne por edhe te guxojne te hedhin hapat ne drejtimin e duhur se Pavaresia e Kosoves dhe e Malit te Zi tashme e vendosur kjo me referendumin e dates 21.05.2006 do ti vendosin palet ne raporte partneriteti dhe lidhjesh normale qe perfshijne edhe lidhjet ekonomike. Vetem keshtu mund te shkohet drejt rezultatit te kerkuar nga te gjithe.
BE dhe ShBA i kane te gjitha instrumentat qe serbet te kuptojne se pavaresia e Kosoves ndihmon edhe Serbine per tu cliruar nga e shkuara e per te ecur perpara. Ato i kane mundesite per te bindur edhe disa fuqi te medha si Rusia e Kina qe jane shprehur kunder pavaresise se Kosoves se ky hap eshte ne interes te gjithe botes se re demokratike.
Hapi i madh eshte hedhur. Kosova e re demokratike shteti me i ri ne Europe po starton drejt se ardhmes ndryshe drejt se ardhmes europiane. Njohja e saj e shpejte nderkombetare eshte e garantuar. Brenda 4 vjeteve kete e kane bere 86 shtete te botes nder te cilat shumica e vendeve te BE dhe SHBA. Ballkani jo larg do te jete nje rajon po aq stabel i Europes sa gjithe rajonet e tjera te saj.
shkrimi u botua ne suplementin Rilindasi 19 shkurt 2012
sg/shqiptarja.com