E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti me bore 5 urgjenca ne dite me helikopter

Muaji shkurt ka qene edhe me i ngjeshuri. Albert Xhafaj shef i njesise se transportit mjekesor me helikopter ne nje interviste per Shqiptarja.com na shpjegon se sa telefonata marrin ne dite per te derguar njerezit e izoluar nga bora ne spital dhe si ia dalin ata te mos deshtojne ne asnje mision. Ai na thote se gjate ketyre diteve kane udhetuar qe nga fshatrat e thelle te Tiranes e deri ne Sarande Ballsh Kukes e Tropoje.
Ne keto kohe kur nje pjese e madhe e Shqiperise eshte izoluar nga i ftohti ju a keni pasur shume emergjenca shendetesore
Gjate gjithe muajit janar kemi pasur shume emergjenca. Kemi pasur rreth 38 emergjenca per janarin ndersa tani ne shkurt kur edhe moti eshte perkeqesuar ne te gjithe vendin jane rritur edhe numri i emergjencave. Kemi arritur me shume se 2-3 ne dite madje te shtunen kemi bere 5 emergjenca.
A arrini ta perballoni gjithe kete fluks
Patjeter. Ne per momentin kemi dy helikoptere deri tani kishim tre por njerin e derguam per servis. Dhe jane te perballueshme per te tilla rastesh.
Nga cilat zona jane me te shpeshta emergjencat mjekesore
Kryesisht jane ne zonen verilindore por kemi marre telefonata nga i gjithe vendi. Keto ditet e fundit kemi pas emergjenca ne komunen e Fanit ne Pult ne Shoshaj ne Kukes ne Peshkopi ne Sarande ne Ballsh. Vetem keto gjashte dite ne kemi bere 23 emergjenca. Madje edhe sot kemi qene ne Gimaj dje ishim me Shale ne komunen e Thethit.
Cfare problemesh kishin personat qe kane kerkuar te transportohen me helikopter
Vetem gjate janarit kemi pasur dy raste te grave shtatezane ndersa te tjeret kane qene semundje te natyrave te ndryshme.
Dhe ku i dergoni ata
Kryesisht i kemi derguar ne Shkoder e kam fjalen per emergjencat e muajit shkurt dhe pjesen tjeter ne QSUT dhe te Spitali Ushtarak.
Duke qene se vendi eshte perfshire nga nje mot i keq a kane pasur veshtiresi ne fluturime pilotet tuaj
Sigurisht qe nuk mund te flasim per kushte te favorshme. Fryn ere e forte bie bore dhe ka shume mjegull. Sot ne gryken e Thethit era ishte me 15 metra/sekonde ose 80 km/ore. Nese helikopteri fluturon me 200 km/ore per shkak te eres ecen me 120 km/ore. Por fale pergatitjes qe ka i gjithe stafi asnje prej misioneve te emergjences nuk ka deshtuar.
A ju ka ndodhur tju kene njoftuar kot
Jo sepse sistemi i lajmerimit tashme eshte i mire kontrolluar. Mjeku ose infermieri i zonave te thella kontakton me spitalin rajonal ata marrin ministrin e shendetesise Petrit Vasili ose drejtorin e spitaleve Petro Mersini dhe vetem keta te dy mund te na japin urdher neve qe te nisemi per nje mision.
A keni pasur veshtiresi ne ulje
Ka pasur raste pasi edhe ne kemi kufizimet tona. Keshtu nese era fryn deri ne 20 metra per sekonde ne nuk na lejohet te fluturojme. Ne kemi shkuar deri te limiti 18 metra ne sekonde. Mund te konsiderohet si aventure por ne kemi arritur tia dalim mbane fale eksperiences shumevjecare. Dhe i semuri eshte derguar prane spitalit dhe ka marre ndihmen e duhur.
Pervec te semurit a merrni person tjeter me vete
Mund te marrim here pas here edhe te afermit e pacienteve.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›