E Diel, 1 Nëntor 2026

Bileta 50 leke ZMK Ti hiqetlicensa kompanise

TIRANE- Pas rritjes se cmimit te biletes se urbanit per linjen Selite-Qender ka reaguar Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit. ZMK nepermjet perfaqesuesit te saj Altin Goxhaj ka kerkuar heqjen e licences per linjen e transportit urban Selite-Qender pasi sipas tij kjo linje e ka rritur cmimin e biletes nga 30 ne 50 leke ne menyre abuzive. Ministria e Transporteve apo Bashkia e Tiranes duhet te nderhyjne per kete rast dhe te marrin masa deri ne heqjen e licences. Kjo kompani private e ka rritur cmimin e biletes ne menyre abuzive dhe arsyetimet e kesaj kompanie se kjo eshte nje linje nderurbane dhe si e tille ata kane kritere te tjera nuk jane te verteta ka deklaruar kreu i ZMK-se Altin Goxhaj. Linja qe pershkon itinerarin Kodra e Diellit-Selite-Tirane Qender nga data 2 Shkurt ka filluar aplikimin e cmimit te biletes prej 50 lekesh. Administratorja e kesaj linje Merita Xhafaj ka sqaruar pak dite me pare se nuk behet fjale per nje rritje cmimi por per vendosjen e nje tarife te caktuar qe kjo kompani e ka studiuar me ane te nje plani biznesi pasi e ka blere ate. Ajo thekson se kjo eshte nje linje nderqytetase dhe aktet ligjore te Keshillit te Ministrave parashikoje qe cmimi te vendoset ne baze te kilometrave. Pra konkretisht cmimi i biletes nga 1 deri ne 17 kilometra me vendim eshte 50 leke. Licenca e kesaj linje per kompanine Alba Trans eshte dhene nga komuna Farke me daten 1 Dhjetor 2011.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›