Moti me kthjellime dhe alternime vranësirash, rriten temperaturat

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 17°C
në zonat e ulëta 4 deri 23°C
dhe në bregdet 5 deri 24°C
/rtsh.al/