Moti me shi, në Tiranë vërshon uji

Mjafton 10 minuta shi në kryeqytet dhe rrugët përmbyten në Tiranë. Kësaj situate i shtohet edhe trafiku i rënduar. Zonat më problematike në të cilat vërshoi uji ishte rruga “Don Bosko”, “Komuna e Parisit”, Rruga e Porcelanit dhe bulevardi "Dëshmorët e Kombit" tek segmenti përpara ish hotel Dajtit.Ndërsa trafik të rënduar shënohej në kryqëzimin e 21 dhjetorit dhe në komunën e Parisit.
Edhe pse bashkia ka punuar me vendosjen e kolektorëve, punë e cila ka nisur vitin e kaluar, në Tiranë vazhdon e njëtja situatë sa herë ka rebeshe shiu.
Por shira të fortë dhe te shpeshtë do të ketë edhe të djelën. Temperaturat do te bien me të paktën tre apo katër grade celsius. Java e fundit e majit do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe rënie të vazhdueshme të temperaturave. Sipas sinoptikanëve, ndryshe nga vitet e tjera, muaji maj i këtij viti është karakterizuar nga një mot kryesisht i paqëndrueshëm me ulje temperaturash dhe me rebeshe shiu.