Kostunica: Do të kërkohet të heqim dorë nga Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi dhe ish-kryeministri, Vojislav Kostunica ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të kërkojë nga Serbia që të heq dorë nga Kosova që të mund të fitojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Kostunica ka shprehur besimin e tij se i sapo zgjedhuri president i Serbisë, Tomislav Nikolic, kur edhe formalisht këtë t`ia thotë Brukseli, ai do t`ia komunikojë popullit serb këtë kërkesë.
“Publiku në Serbi duhet ta dijë që së shpejti BE do të fillojë me presionet dhe përçmimet më të ashpra ndaj Serbisë, nga e cila do të kërkojë që plotësisht të heq dorë nga Kosova për llogari të fillimit të dialogut për anëtarësim në BE. Porositë më përmbajtje të tillë janë duke ardhur në Serbi nga diplomatë të vendeve të BE-së”, ka thënë Kostunica, raportojnë mediat serbe.