E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti në fundjavë – E shtuna me diell, e diela me shi

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se fundjava do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm me diell të shtunën, ndërsa e diela do të sjellë reshje dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, e shtuna do të jetë kryesisht e kthjellët, me vranësira të mesme dhe të larta në zonat malore. Ndërkohë, të dielën, pas një mëngjesi me kthjellime, vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu që do të nisin nga bregdeti dhe do të përfshijnë gradualisht gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në zonat malore mbi 800-1000 metra lartësi, kryesisht në Alpe dhe në verilindje-juglindje, priten reshje të lehta dëbore gjatë pasdites së së dielës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet pritet të arrijë deri në 17 m/s, duke krijuar dallgëzim detar të forcës 2-4 ballë

Moti në fundjavë 1 nga 2 /a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›