E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti për ditën e Shtunë: Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura deri në 26°C

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Parashikohet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa në relievet malore të lindjes do të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë mesditës dhe pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi rreth 8 metra në sekondë.

Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i lehtë, me forcë 1–2 ballë.

Temperatura maksimale prej 26 gradë Celsius pritet të regjistrohet në Elbasan dhe Berat.

Autoritetet meteorologjike njoftojnë qytetarët të ndjekin përditësimet e SHMU për informacion të saktë dhe të detajuar mbi kushtet e motit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›