Moti për ditën e sotme/ Rriten temperaturat, shira afatshkurtër në veri të vendit

Java do të nisë me diell në zonën bregdetare dhe në zonat e ulëta. Gjatë ditës së sotme, vranësirat më të shumta do të shfaqen në pjesën e dytë të ditës në veri të vendit, duke sjellë edhe momente me shira afatshkurtër.
Ndërsa sa i përket mbrëmjes dhe natës, do të ketë prezencë të vranësirave të shpeshta.
Vlera minimale e temperaturave në pjesën e parë të ditës do të jetë 17 gradë celcius, ndërsa në mesditë maksimumi i temperaturave do të regjistrohet në 38 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 kilometra në orë.
/rtsh.al/