Moti për sot me alternime vranësirash, temperaturat mbeten të larta gjatë ditës

Ditën e sotme (17 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s. Ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/