Punonjësi i Burgut të Lushnjës u arrestua për ryshfet, pezullohet drejtori dhe nëndrejtori

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e burgut të Lushnjës, pasi një punonjës u arrestua për ryshfet.
Shefi i Regjimit të Brendshëm të burgut u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar. Ish-zyrtari është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve, ndërsa do të përballet edhe me drejtësinë për “korrupsion pasiv”.
Rasti u denoncua fillimisht në emision investigativ, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim edhe me SPAK-un, bëri të mundur më pas arrestimin e punonjësit.
/rtsh.al/