Moti për sot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të larta

Kjo e diel pritet të sjellë mot relativisht të qëndrueshëm në të gjithë vendin, me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, paraditja do të dominohet nga mot i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim i vranësirave, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Në disa zona të izoluara malore nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu afatshkurtra.
Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë të majit, me maksimumet që pritet të arrijnë deri në 28-30°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deti pritet të jetë i qetë.
/rtsh.al/